Bjellorusia “pastron” kampet e emigrantëve

15:50 19/11/2021

Drejt zgjidhjes kriza në kufirin me Poloninë

Autoritetet Bjelloruse pastruan këtë të enjte kampet kryesore ku ishin mbledhur emigrantët në kufirin me Poloninë, veprim i cili mund të jetë një pikë kthese në krizën që është shndërruar në javët e fundit konflikti më i madh mes Lindjes dhe Perëndimit.

Një zëdhënës i rojeve të ushtrisë Polake deklaroi se kampet në kufijtë me Bjellorusinë ishin plotësisht të zbrazura dhe Agjencia Shtetërore e lajmeve të Bjellorusisë Belta tha se emigrantet janë dërguar në një magazine të vendit larg kufirit.

Kriza e emigranteve u kthye  edhe në një krizë humanitare ku besohet se 9 persona kane humbur edhe jetën.

Lëvizja për pastrimin e kampeve erdhi përgjatë një javë të diplomacisë të intensifikuar ku kancelarja Gjermane Angela Merkel foli dy herë në telefon me presidentin bjellorus Aleksandër Lukashenko i cili shmangej nga liderët Evropian.

Bjellorusia tha më herët ditën e enjte se Lukashenko i kishte propozuar Merkel një plan për të zgjidhur krizën sipas të cilës BE do duhet të pranonte 2 mijë njerëz ndërsa Minsku do të çonte në shtëpi 5 mijë të tjerë.

Ministri i Brendshëm gjerman e hodhi poshtë menjëherë deklaratën në një konferencë për shtyp ku shtoi se ky është një problem evropian dhe Gjermania nuk është e vetme në ketë çështje. Ne nuk do të përulemi përball presionit Bjellorus dhe Gjermania nuk ka asnjë marrëveshje të tillë me Lukashenkon.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *