Bjellorusia: Sanksionet perëndimore shkatërruese

Bjellorusia dënoi sot sanksionet e reja “shkatërruese” të marra nga perëndimorët pas devijimit me forcë të një avioni linje nga Minsku për të arrestuar një opozitar, duke konfirmuar se ato rrezikojnë shpalljen e luftës ekonomike.

“Ne kemi përsëritur disa herë se sanksionet janë të dëmshme për interesat e qytetarëve, se ato janë kundërproduktive dhe vicioze. Megjithatë këto veprime të qëllimshme shkatërruese vazhdojnë”, theksoi Ministria e Jashtme bjelloruse në një komunikatë.

Duke dënuar veprimet armiqësore dhe presionet kundër një shteti sovran, ministria ka ironizuar deklaratat perëndimore që tingëllojnë si një parodi e logjikës dhe arsyes së shëndoshë.

Për Minskun, këto sanksione të reja rrezikojnë shpalljen e luftës ekonomike.

Bashkimi Europian, SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Kanadaja vendosën të ndëshkojnë dhjetëra personalitete dhe kompani të lidhura me pushtetin në vend në Bjellorusi.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.