“Black out” në Shqipëri dhe 3 shtete të tjera të Ballkanit! KE nis hetim ndërkombëtar për ndërprerjen e energjisë:

black out ne shqiperi dhe 3 shtete te tjera te ballkanit ke nis hetim nderkombetar per nderprerjen e energjise

































KE ka nisur hetim ndërkombëtare për ndërprerjen e energjisë elektrike në katër shtete të Ballkanit përshirë edhe Shqipërinë.

energjiaelektrike

Incidenti ndodhi mesditën e djeshme rreth orës 12:00 ku u ndërpre energjia elektrike në vendin tonë, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe pjesërisht në Kroaci.

“OST-të e prekura, me mbështetjen e OST-ve fqinje, rikthyen energjinë në rrjetet e tyre brenda rreth 2 orësh, duke synuar minimizimin e ndikimit të ndërprerjes tek konsumatorët”, thuhet në njoftim.

Duke shtuar “Në përputhje me metodologjinë e shkallës së klasifikimit të incidenteve, Komiteti i Operacioneve të Sistemeve i ENTSO-E do të kryejë një hetim të detajuar të kësaj ngjarjeje në javët në vijim, me mbështetjen e një paneli ekspertësh.”

Reagimi i KE: 

Më 21 qershor 2024 rreth orës 12:20, një incident i madh në rrjet ka ndodhur në pjesën juglindore të sistemit energjetik të Evropës Kontinentale. Incidenti rezultoi në ndërprerje të rrjeteve elektrike të Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe një ndërprerje të pjesshme në Kroaci. OST-të e prekura, me mbështetjen e OST-ve fqinje, rikthyen energjinë në rrjetet e tyre brenda rreth 2 orësh, duke synuar minimizimin e ndikimit të ndërprerjes tek konsumatorët.

ENTSO-E aktualisht është duke mbledhur të gjitha të dhënat teknike relevante për këtë ngjarje nga OST-të e prekura dhe do të ofrojë më shumë informacion sa më shpejt të jetë e mundur.

Në përputhje me metodologjinë e shkallës së klasifikimit të incidenteve, Komiteti i Operacioneve të Sistemeve i ENTSO-E do të kryejë një hetim të detajuar të kësaj ngjarjeje në javët në vijim, me mbështetjen e një paneli ekspertësh.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts