“Blerja masive e votës është kthyer në industri nga PS. Edhe Donald Regan nuk fitonte dot”/ Alizoti: Rreziku më i madh për vendin është…

Deputeti i Zgjedhur i Partisë Demokratike, njëherësh drejtues politik i demokratëve për qarkun e Beratit, Tomor Alizoti në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ të Nisida Tufës ka folur në lidhje me faktin se pse nuk i njohin zgjedhjet në qarkun e Beratit.

Teksa nënvizoi disa herë se në Shqipëri është bërë e rrezikshme industria e vjedhjes së votës, Alizoti tha se shtresa e mesme në të gjithë vendin është blerë nga qeveria, e cila siguroi edhe mandatin e tretë. Sipas tij, PD-ja i fitoi zgjedhjet dhe se mori vota bie nga qytetarët, pa ndikime dhe blerje.

Nuk di të flas për të tjerët. Është një fazë gare dhe kandidatët që po garojnë, le të garojnë dhe të ndihen të lirshme. Njeriu prononcohet kur ka diçka për të thënë.

Qeveria e këtyre 8 viteve, sidomos në këto 4 vite, ka arritur të mbizotërojë një pjesë të madhe të mediat, të ngacmojë popullsinë dhe të krijojë perceptime. Një nga perceptimet është zhvendosja e temave, e problemit real. Problemi i kësaj demokracie, është problemi me votën. Shqipëria ka pasur probleme me votën. Sot nuk është problem, është industri, blerja e votës. Demokracia nuk funksionon me votë, është e brishtë. Ky është një sistem i brishtë. Më e cënueshmja, është vota. Që të jesh i lirë do të thotë të votosh, të jesh i pandikueshëm. Edhe nëse blihesh, pavarësia nuk ekziston më. Ky sistem ka krijuar një perfeksion të blerjes së votës. Çrregullimi i votës sot është profesional.

Ju u futën në zgjedhje se këto zgjedhje do të kontenstoheshin?

Jam i bindur që PD ka fituar.

Berati u rinumërua…

Nuk është më rinumërimi dhe kjo çështje. PS në fillimin e saj kishte 8 vite opozitë, mori 63 mandate. Pas 8 vite pushtet, me konsumim, me problemet e saj, nuk shkon që të marrë më shumë se sa ishte në opozitë, nuk qëndron politikisht. Politikën se kemi shpikur ne. S’ka shpjegim logjik. Partitë në opozitë pastrohen, fuqizohen. Kjo është logjikë ndërkombëtare, botërore. Nuk është logjikë as e Alizotit dhe as e PD. Këtu nuk ka logjikë politike, por hile. Sa më profesionist të jesh në hile, aq më të padukshme e bën atë.

Sot jemi përballë faktit se qeveria ka mandatin e 3. Ju thoni se për Beratin nuk i njihni zgjedhjet…

Duhet të kuptoni diçka, që ai proces se kam qenë edhe në terren. Kam bërë çmos që ato vota të demokratëve janë vota bio. Janë vota të kristalta. Kapëm një furgon që e pa e gjithë Shqipëria. Ishte një ndër ata mjete që e pamë. Aty kanë qarkulluar tërë natën furgona. Më vinin njerëzit dhe më thonin. Aty kanë qarkulluar para pa fund një ditë para zgjedhjeve. Kjo nuk është habi dhe kjo shpjegon logjikën se njerëzit anonim që s’ju dimë as emrat janë njerëzit më të votuar. Kjo tregon qartë për blerjen e votës. Blerja e votës është shumë e rrezikshme në Shqipëri sepse është dhe shumë vështirësisht e kapshme. Po ta shihni, gjithë Shqipëria pa furgonin. Me rezervat e shtetit në kohë fushate. Unë e kam parë dhe kam folur me njerëzit. Ato që kam parë me sytë e mi, shtresa në nevojë në Shqipëri është blerë e gjitha. Lidhur dhe me Beratin. Kjo shtresë është blerë. E kishim të pamundur që ta ndalnim, pasi ishin aparaturat e shtetit.

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Tomor Alizoti deklaroi se rreziku më i madh në një shtet është kur autoritarizmi, mafia në politikë dhe oligarkia bëhen bashkë.

I ftuar në ‘Kjo javë’ në ‘News24’ Alizoti tha se deputetët e PD-së do të futen në parlament për arsyeje politike, edhe pse morale jo. Mes të tjerash demokrati u ndal edhe një rast i denoncuar nga ai dhe PD-ja në Berat para zgjedhjeve, ku u bllokua një furgon me mallra të rezervave të shtetit, që thuhet se po iu shpërndaheshin qytetarëve në këmbim të votave.

Duke mos i kursyer ironitë dhe akuzat për qeverinë, Alizoti tha se edhe nëse Donald Regan të kandidonte në Shqipëri nuk do të fitonte përballë manipulimit dhe vjedhjes së votave.

 “Mosprezenca edhe në këtë sistem hibrid fuqizon më shumë kundërshtarin. Duhet të jesh në parlament. Ne nuk njohim procesin, por jam i detyruar nga një shoqëri e cila nuk reagon, sepse ky nuk është vetëm problem i kësaj partie, por është shoqëror. Ku janë këta njerëz të shquar të Tiranës që pranojnë që të ulen në Kuvend njerëz anonim?! Ky nuk është problem demokratësh, por shqiptarësh. Nga ana morale s’mund të jemi në parlament, por nga ana politike duhet të jemi. Faji nuk mund të jetë vetëm partiak. Kur ne pamë furgonin, policia nuk bashkëpunonte. Po ç’të bënim?!

Të luftonin me furgonin?! Atë proces e panë të gjithë shqiptarët, sepse kanë ndodhur edhe gjera më të mëdha. Në Shqipëri ka një problem të madh. Bindja ime është që në Shqipëri të kandidonte edhe Donald Regan, nuk fitonte dot. Për këtë jam i bindur, 1000%. Në këtë industri nuk fiton dot. Ka 3 elemente në këtë garë që nuk ka qenë më përpara. Ka qenë amatore. Sot rreziku më i madh është autoritarizmi, mafia në politikë oligarkia. Një grup i vogël biznesmenësh kanë marrë 2.1 mld euro nga buxheti i shtetit. Kanë marrë gati gjysmën e buxhetit. Ky lloj grupi mund të blejë diferencën. Harxhimet në fushatë kapin sa harxhimet në 4-vjeçar. E gjithë shoqëria, ka nevojë për reformim urgjent dhe vendimtar.”, pohoi ai.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *