“Bleva Twitter për të ndihmuar njerëzimin”, Elon Musk zyrtarizon pohon blerjen e rrjetit social dhe shpalos planet: Do rikthej Donald Trump në platformë

Elon Musk ka pohuar se ka “blerë Twitter” në një postim në rrjetin social duke i siguruar reklamuesit se do të mbetet një vend i sigurt për markat e tyre, mes frikës se një nga veprimet e tij të para si shef ekzekutiv do të jetë rivendosja e llogarisë së Donald Trump.

Pas muajsh pasigurie nëse blerja prej 44 miliardë dollarësh e platformës së mediave sociale do të realizohej apo jo, postimi i shefit ekzekutiv të Tesla-s është e dhëna më e fortë ende se marrëveshja pritet të nënshkruhet para afatit të saj deri në orën 17:00 të premten.

Musk shkroi në një deklaratë bashkangjitur postimit në Twitter : “Arsyeja pse bleva Twitter-in është sepse është e rëndësishme për të ardhmen e qytetërimit që të ketë një shesh të përbashkët dixhital, ku një gamë e gjerë besimesh mund të debatohet në një mënyrë të shëndetshme pa u drejtuar ndaj dhunës.”

Ai shtoi: “Kjo është arsyeja pse bleva Twitter . Nuk e bëra sepse do të ishte e lehtë. Nuk e bëra për të fituar më shumë para. E bëra për të ndihmuar njerëzimin, të cilin e dua.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com