Blinken, i shqetësuar për lidhjet e Rusisë me Kinën

blinken i shqetesuar per lidhjet e rusise me kinen
blinken i shqetesuar per lidhjet e rusise me kinen

16:46 09/07/2022

Sekretari amerikan i Shtetit deklaron se Pekini po i bën jehonë propagandës ruse në botë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka diskutuar mbi agresionin rus në Ukrainë gjatë më shumë se pesë orësh bisedimesh me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi, në të cilat ai ngriti shqetësime mbi lidhjet e Pekinit me Moskën.

“Ajo që dëgjojmë nga Pekini është se pretendon që është neutral. Është shumë e vështirë të jesh neutral kur bëhet fjalë për këtë luftë. Ka një agresor, ka një viktimë, ka një sfidë jo vetëm për jetën e njerëzve në Ukrainë, por ka një sfidë reale për rendin ndërkombëtar”.

Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se Kina i është shmangur vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë si ndëshkim për luftën kundër Ukrainës, diçka që edhe Blinken e theksoi në një deklaratë për mediat.

“Më shumë se katër muaj pas këtij pushtimi brutal, Pekini është ende në krah të Rusisë, po i bën jehonë propagandës ruse në mbarë botën, po mbron Rusinë në organizatat ndërkombëtare. Unë besoj se është duke u larguar nga përgjegjësitë e saj si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe madje po angazhohet në stërvitje të përbashkëta ushtarake”.

Zyrtarët e lartë amerikanë kanë paralajmëruar për pasoja, duke përfshirë sanksionet nëse Kina ofron mbështetje materiale për luftën që Moska e quan një “operacion special ushtarak”.

Pavarësisht rivalitetit mes dy vendeve, dy ekonomitë më të mëdha në botë mbeten partnerë kryesorë tregtarë dhe Biden po mendon heqjen e tarifave për një sërë mallrash kineze për të frenuar inflacionin në rritje në SHBA.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts