Blinken i vendosur: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

blinken i vendosur hamasi duhet te pranoje propozimin per armepushim































Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë për arritjen e një armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit, që të përfshijë lirimin e pengjeve që Hamasi mban në Gazë dhe tha se e vetmja pengesë për të realizuar këtë “është Hamasi”.

blinken

Në një takim me presidentin izraelit Isaac Herzog në Tel Aviv, Sekretari Blinken tha se “koha është tani” për të vepruar lidhur me propozimin për armëpushim.

Zoti Blinken u takua gjithashtu me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, të cilit i bëri thirrje për të mundësuar dërgimin e më shumë ndihmave në Gazë.

“Ndërsa vazhdojmë pa ndërprerje përpjekjet e vendosura për të arritur armëpushimin që do t’i kthente pengjet në shtëpitë e tyre, ne duhet të përqendrohemi gjithashtu tek njerëzit në Gazë që po vuajnë nga ky konflikt i shkaktuar nga Hamasi”, tha ai.

Diplomati i lartë amerikan i ka bërë vazhdimisht thirrje Hamasit të pranojë propozimin e armëpushimit gjatë udhëtimit të tij të fundit në rajon që përfshinte edhe ndalesa në Arabinë Saudite dhe Jordani.

Vizita e tij në Tel Aviv është ndalesa e fundit e këtij udhëtimi, i shtati që kur filloi kriza pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Presidenti Herzog tha se kthimi i pengjeve të mbajtura nga Hamasi “është dhe duhet të jetë përparësia kryesore e komunitetit ndërkombëtar”.

Pas takimit, zoti Blinken foli me familjet e pengjeve që po demonstronin jashtë, të cilët mbanin shenja dhe hidhnin slogane për kthimin e pengjeve.

“Sjellja e të dashurve tuaj në shtëpi është në qendër të gjithçkaje që po përpiqemi të bëjmë”, tha ai.

Hamasi besohet se ende mban rreth 100 pengje, së bashku me eshtrat e rreth 30 të tjerëve, pasi mori peng rreth 250 persona në sulmin e 7 tetorit në Izrael, ku militantët vranë 1200 persona.

Kundërofensiva e Izraelit në Gazë ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 34,500 personave, rreth dy të tretat e tyre gra dhe fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza, që kontrollohet nga Hamasi./VOA

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts