Blinken me mision në Kinë

blinken me mision ne kine
blinken me mision ne kine

[embedded content][embedded content]

15:54 18/06/2023

Pas 5 vitesh një zyrtar i lartë amerikan viziton Pekinin

Sekretari amerikan i shtetit Antoni Blinken nisi vizitën dyditore në Kinë në atë që cilësohet si një përpjekje diplomatike me pritshmëri të larta për uljen e tensioneve të përshkallëzuara mes Pekinit dhe Uashingtonit.

Marrëdhënie këto që kohët e fundit kanë krijuar shqetësim në mbarë botën. Blinken u prit nga ministri i Jashtëm kinës Qin Gang, duke mos bërë komente përpara gazetarëve.

Zyrtari i lartë amerikan pritet gjithashtu të takohet me presidenti Xi Jingping dhe me zyrtarë të tjerë, duke krijojë kanale të hapura dhe të qëndrueshme komunikimi për të siguruar që rivaliteti strategjik midis dy vendeve të mos shkojë në konflikt.

Lista e përplasjeve mes dy vendeve të gjatë, duke filluar nga tregtia me Tajvanin, gjendja e të drejtave të njeriut në Kinë dhe në Hong Kong, si dhe rritja e aktivitetit ushtarak kinez në Detin e Kinës Jugore dhe deri te lufta e Rusisë në Ukrainë.

Kjo është vizita e parë e zyrtari të lartë amerikan pas vitesh në Kinë. Ndërsa vetë presidenti amerikan Joe Biden është shprehur sërish i gatshme të takohet me homologun e tij kinez.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts