Blinken në Izrael: SHBA do të jetë gjithmonë pranë jush

blinken ne izrael shba do te jete gjithmone prane jush

blinken ne izrael shba do te jete gjithmone prane jush

15:51 12/10/2023

Kryediplomati amerikan bëri thirrje për mbrojtjen e civilëve, deklaroi se Tel Avivit do t’i jepet ndihmë ushtarake

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken  ka vizituar Izraelin për të diskutuar me kryeministrin e vendit Benjamin Netanjahu lidhur me zhvillimet e fundit. Blinken shprehu qëndrimin e palëkundur të SHBA-së si mburojë e Izraelit.

“Mesazhi që unë i dërgoj  Izraelit është ky, ju mund të jeni mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur veten tuaj, por për sa kohë që Amerika ekziston, nuk do t’ju duhet ta bëni këtë.”

Duke konfirmuar se 25 amerikanë janë vrarë në Izrael që nga mëngjesi i së shtunës kur nisën sulmet, Blinken shtoi se SHBA do t’i ofrojë ndihmë ushatarke Tel Avivit në të ardhmen.

“Ndërsa nevojat e Izraelit për sigurinë evoluojnë, ne do të punojmë me Kongresin për t’u siguruar që ato të përmbushen. Ka mbështetje dërrmuese dypartiake në Kongres për sigurinë e Izraelit.”

Ndër të tjera, ai theksoi se Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez dhe ka për synim shkatërrimin e Izraelit, ndaj SHBA-ja do të punojë për të ndalur përhapjen e konfliktit.

“Do të përpiqemi që konflikti të mos përhapet. Kemi folur me të gjithë vendet për këto sulme dhe nuk ka justifikim për të tilla krime. Edhe Kryeministri e tha “ky duhet të jetë një moment për të dënuar terrorizmin”. Individë nga 36 vende u vranë në sulmet e së shtunës. Kushdo që e do paqen dhe drejtësinë duhet të dënojë terrorin e Hamas. Ne e dimë që Hamas nuk përfaqëson popullin palestinez.”

Nga ana tjetër, kryeministri izraelit falenderoi Blinken dhe SHBA ndërsa e krahasoi grupin Hamas me atë të ISIS.

“Hamasi do të trajtohet ashtu siç ishte ISIS. Ata duhet të dënohen nga bashkësia e kombeve. Kjo është një kohë që ne duhet të qëndrojmë të fortë, të bashkuar kundër së keqes.”

Netanyahu  nga ana tjetër theksoi  gjithashtu se shtetet që do të strehojnë militantët e Hamasit duhet të sanksionohen.

Klan News




blinken ne izrael shba do te jete gjithmone prane jush

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts