Blinken paralajmëron Rusinë: SHBA do i përgjigjet akteve të pamatura dhe agresive

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka thënë BBC-së se vendi i tij do t’i përgjigjet akteve të pamatura dhe agresive nga Rusia.

Blinken tha se SHBA-ja po përcjellë me vëmendje trajtimin e liderit opozitar Alexei Navalny si dhe çështje tjera ku Rusia është e përfshirë.

“Ne do të preferonim një marrëdhënie më të qëndrueshme dhe të parashikueshme,” tha ai.

Këto komente Blinken i bëri për BBC derisa ishte në Mbretërinë e Bashkuar për një takim të ministrave të jashtëm të grupit G7 të vendeve të industrializuara.

Një deklaratë e lëshuar pas bisedimeve dy-ditore nga ky grup kritikoi Moskën për “sjelljen e saj të papërgjegjshme dhe destabilizuese”, veçanërisht kundër Ukrainës si dhe për sulmet kibernetike.

Të enjten, Blinken i ofroi mbështetje presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili tha se vendi i tij ishte nën kërcënim nga trupat ruse të grumbulluara pranë kufirit të saj.

SHBA dhe Rusia janë kundërshtare afatgjatë dhe kanë dallime të shumta me njëra-tjetrën në çështjet kryesore.

/REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *