Blinken pritet të vizitojë sot Kievin

blinken pritet te vizitoje sot kievin
blinken pritet te vizitoje sot kievin

10:28 24/04/2022

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin pritet që të zhvillojnë një vizitë sot në Kiev. Të paktën kështu u shpreh një natë më parë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Megjithatë deri më tani nuk ka asnjë informacion. Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë asnjë koment. Zelensky tha një ditë më parë se armatimet do të jenë në krye të axhendës dhe se ai do të çojë një listë me kërkesa.

Zelensky tha se shpreson që vizita e dy zyrtarëve të lartë të jetë pikënisja e punës për një vizitë të Presidentit Joe Biden në një kohë tjetër.

Vizita e Blinken dhe Austin do të ishte e para e zyrtarëve të lartë amerikanë që prej pushtimit të Ukrainës./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts