Blinken: SHBA e hapur ndaj diplomacisë mbi Ukrainën

14:41 03/03/2022

Sekretari amerikan i Shtetit thotë se rruga diplomatike do të jetë e vështirë pa ulje të tensioneve ushtarake

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia ka bërë të qartë Kievit se do t’i mbështesë përpjekjet e tij për zgjidhje diplomatike me Rusinë, por ai shtoi se rruga diplomatike do të jetë  e vështirë pa një ulje të tensione ushtarake.

“Është shumë  e vështirë për diplomacinë të ketë sukses kur armët qëllojnë, tanket po rrotullohen, aeroplanët po fluturojnë. Por nëse Rusia tërhiqet dhe ndjek diplomacinë, ne jemi gati të bëjmë të njëjtën gjë”.

Në një konferencë për shtyp drejtuar popullit rus, Blinken tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dinin se shumë prej rusëve nuk donin të kishin të bënin me vendimin e presidentit Putin për të sulmuar Ukrainën. Ai tha se aktualisht ka më shumë se 174,000 refugjatë të Ukrainës që po kërkojnë strehim të sigurt në vendet aty pranë.

Më herët Departamenti i Shtetit njoftoi se zoti Blinken pritet të vizitojë këtë javë Brukselit, Moldavinë edhe vendet baltike për të zhvilluar diskutime me aleatët e NATO-s dhe partnerët europianë mbi agresionin rus ndaj Ukrainës.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.