Blinken takim disa orësh me Ministrin e Jashtëm kinez

blinken takim disa oresh me ministrin e jashtem kinez
blinken takim disa oresh me ministrin e jashtem kinez

[embedded content][embedded content]

21:03 18/06/2023

Pas 5 vitesh një zyrtar i lartë amerikan viziton Pekinin

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po zhvillon një vizitë dy ditore në Kinë, në atë që cilësohet si një përpjekje diplomatike me pritshmëri të larta për uljen e tensioneve të përshkallëzuara mes Pekinit dhe Washington-it.

Marrëdhënie këto që kohët e fundit kanë krijuar shqetësim në mbarë botën. Blinken ka zhvilluar një takim prej gati shtatë orë e gjysmë në Pekin me ministri i Jashtëm kinez Qin Gang.

Sipas një njoftimi të Departamentit të Shtetit Amerikan, Sekretari Blinken dhe Ministri i Jashtëm kinez zhvilluan bisedime “të sinqerta” dhe “të drejtpërdrejta”. Gjatë takimit në vilën qeveritare Diaoyutai, në Pekin, Ministri Qin pranoi ftesën për të vizituar Shtetet e Bashkuara. Po ashtu u ra dakord për më shumë vizita të përfaqësuesve të dy vendeve.

Përveç kësaj, të dyja palët do të vazhdojnë të punojnë për disa çështje “në nivel grupi pune”, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit. Pas takimeve kokë më kokë të Blinken me Qin, ata patën një darkë pune.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller në një deklaratë ka theksuar se “Sekretari e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara gjithmonë do të mbrojnë interesat dhe vlerat e popullit amerikan dhe do të punojnë me aleatët dhe partnerët për të çuar përpara vizionin tonë për një botë që është e lirë, e hapur dhe që mbështet zbatimin e rregullave të pranuara ndërkombëtarisht”.

Sekretari Blinken është kryediplomati i parë amerikan që viziton Kinën që nga viti 2018, për takime me Ministrin e Jashtëm kinez Qin Gang, kryediplomatin kinez Wang Yi, dhe ndoshta edhe me Presidentin kinez Xi Jinping.

Zyrtarë amerikanë, duke folur me gazetarët pas takimeve të së dielës, nuk pranuan të thoshin nëse përfundimisht do të kishte takim të zotit Blinken me presidentin Xi apo se kur pritet të vizitojë Washington-in ministri Qin.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts