Blinken takim me zyrtarë të drejtësisë, Bardhi: Inkurajim për të çuar para Reformën në drejtësi

blinken takim me zyrtare te drejtesise bardhi inkurajim per te cuar para reformen ne drejtesi
blinken takim me zyrtare te drejtesise bardhi inkurajim per te cuar para reformen ne drejtesi

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, në studion e News24 ka folur në lidhje me vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit në Tiranë.

Ai ka komentuar në lidhje me faktin që zoti Blinken do të takojë përfaqësues të drejtësisë.

“E shoh si inkurajim për institucionet e drejtësisë për të çuar para Reformën në drejtësi. Nxitje për të zbatuar ligjin e për të vijuar me punë korrekte.

Ne nuk kemi betejë me institucionet e drejtësisë, duhet t’i nxisim të zbatojnë ligjin. Ka raste kur devijojnë nga ligji apo gabojnë por kjo duhet parë rast pas rasti”, tha Bardhi.

Sa i përket bashkëpunimit me Berishën pas takimit në një kohë që ish-kryeministri është non grata në SHBA, Bardhi tha se brenda PD ka diversitet mendimi ndërsa shtoi se nuk ka sulm ndaj SHBA.

“Nuk ka sulm ndaj SHBA. Dihet problemi i tij me SHBA por nuk ka sulm apo atakim ndaj SHBA. Vijojnë të mbeten partnerët tanë strategjikë.

Jemi bashkuar në diversitet dhe askush nuk i imponon mendimin askujt. Kjo është një vlerë e shtuar në parti. Në PD mund të ndajmë mendime të ndryshme por gjërat që na bashkojnë janë më shumë se ato që na ndajnë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts