Blinken, takim “produktiv” me partnerët evropianë për Iranin

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbajti një takim “produktiv” me homologët nga Britania, Gjermania dhe Franca të premten, lidhur me hapat e mëtejshëm mbi marrëveshjen bërthamore të Iranit, tha të shtunën një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Fuqitë botërore dhe Irani rifilluan bisedimet të enjten për rigjallërimin e paktit bërthamor. Një burim evropian tha se ata po merrnin për bazë dokumenta të diskutuara pesë muaj më parë, ndërsa zyrtarët iranianë thanë se po i përmbaheshin një qëndrimi të ashpër nga java e kaluar.

Presidenti iranian Ebrahim Raisi tha të shtunën se Teherani ishte serioz në bisedimet e tij bërthamore me fuqitë botërore në Vjenë, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.

Bisedimet indirekte SHBA-Iran, në të cilat diplomatë nga Franca, Britania, Gjermania, Rusia dhe Kina shërbejnë si ndërmjetës mes tyre pasi Teherani refuzon kontaktet e drejtpërdrejta me Uashingtonin, kanë si synim që të dyja palët të rifillojnë respektimin e plotë të marrëveshjes.

Takimi u zhvillua në qytetin verior të Anglisë, Liverpool, në prag të takimit të ministrave të jashtëm të G7, i cili pritet të dalë me një thirrje të përbashkët për Iranin që të jetë më i moderuar me programin e tij bërthamor dhe të përfitojë nga mundësia e bisedimeve në Vjenë.

Sipas marrëveshjes fillestare bërthamore, nga e cila u tërhoq në vitin 2018 presidenti i atëhershëm Donald Trump, Irani duhej të kufizonte programin e tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve nga SHBA, Bashkimi Evropian dhe OKB-ja.

Perëndimi druhet se programi do të përdoret për të zhvilluar armë, diçka që Teherani e mohon.//VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *