Blinken tur takimesh në Europë

23:03 02/05/2021

Kreu i diplomacisë amerikane i kushton vëmendje të veçantë krizës së Ukrainës

Kreu i diplomacisë amerikane Antony Blinken nis nga e hëna një tur takimesh në Europë. Ai fillimisht do të ndalet në Londër në kuadër të përgatitjeve për samitin e G7 në muajin Qershor ku ministrat pritet të diskutojnë reagimin ndaj sfidave të përbashkëta, përfshirë pandeminë e koronavirusit dhe ndryshimet klimatike.

Aktiviteti destabilizues rus kundrejt Ukrainës do të zërë një vend të rëndësishëm në vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit. Ai do të shkojë në Kiev si një gjest që demonstron mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për qeverinë e Ukrainës përballë kërcënimeve ndaj sovranitetit nga Rusia.

Zoti Blinken do të takohet me Presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski dhe zyrtarë tjerë të lartë në vend. Pas disa javë shtimi të përforcimeve që krijuan alarm ndër autoritetet ukrainase dhe Perëndimin, Rusia ka tërhequr trupat nga zona kufitare.

Por zhvillimet e fundit kanë krijuar një acarim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe retorikës mes fuqive Perëndimore dhe Kremlinit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *