Blinken viziton sërish Tel Avivin, ushtria izraelite intensifikon sulmet ndaj Gazës

[embedded content][embedded content]

12:22 03/11/2023

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti për të dytën herë në Tel Aviv në një hark kohor prej një muaji. Këtë herë, ai e gjen ushtrinë izraelite brenda territorit të Rripit të Gazës, duke kryer sulme nga toka kundër Hamasit në qytetin e Gazës që tashmë e ka rrethuar.

Në shenjestër të operacionit tokësor është infrastruktura e Hamasit. Në mbështetje të tyre janë po kryen edhe sulme nga ajri.

Shqetësimi këtë radhë i Antony Blinkenit është jeta e civilëve palestinezë. Në takimin me kryeministrin Benjamin Netanjahu, kryediplomati amerikan kërkoi të kursehen sa më shumë jetët e civilëve dhe të shmangen sa më shumë vuajtjet për ta.

Teksa numri i viktimave në radhët e palestinezëve ka arritur në mbi 9 mijë, banorët e Rripit të Gazës po jetojnë një jetë mes rrënojash. Pavarësisht ndihmave nga OKB që janë të pamjaftueshme, ata vuajnë mungesën e theksuar të ujit të pijshëm e ushqimeve.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari akuzoi Hamasin se po grabit naftën e spitaleve, që përdoret për t’i furnizuar ato me energji elektrike, ndërsa tha se rrethimi izraelit nuk është përgjegjës për vuajtjet e civilëve.

Tv Klan






Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts