Bllokadë kombëtare për Pashkë në Gjermani

09:10 23/03/2021

Zgjaten masat e ashpra anti-Covid deri më 18 Prill

Gjermania zgjat sistemin e masave të bllokadave rajonale deri më 18 Prill. I gjithë vendi do të jetë në bllokadë kombëtare për festën e Pashkës nga 1 deri në 5 Prill.

Pas një mbledhjeje të gjatë online me kryeministrat e rajoneve, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se në ditët e bllokadës kombëtare të cilat i quajti si “ditë pushimesh të plota” do të funksionojnë vetëm aktivitetet jetike, do të ndalohen udhëtimet festive, ndërsa linjat ajrore do të testojnë çdo udhëtar që hyn në Gjermani që në aeroportin e nisjes.

Ekspertët thonë se ashtu si pjesa më e madhe e kontinentit, edhe Gjermania ndodhet në valën e tretë të përhapjes së koronavirusit.

Infektimet ditore pësuan rënie krahasuar me 24-orëshin e kaluar në vendet më problematike të kontinentit. Megjithatë, krahasuar me një javë më parë niveli i infektimeve është më i lartë, çka vërteton tendencën në rritje të tyre.

Franca dhe Greqia vijojnë të përballen me situatë të vështirë me terapinë intensive. Autoritetet në Athinë shtuan kapacitetet me 200 mjekë vullnetarë, por numri i të shtruarve në gjendje të rëndë vijon të rritet me ritme të larta.

Tv Klan









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *