“Bllokimi i aeroportit, akt çnjerëzor”/ Spiropali akuza opozitës: Nuk duan t’ja dinë! Fitorja e 25 prillit fillon nga…



Kandidatja për deputete e PS, Elisa Spiropali ka komentuar bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit si pasojë e protestës së kontrollorëve të trafikut ajror.

spiropali

Në kuadër të një takimi elektoral me banorë të Qendër-Kamzës, Spiropali hodhi akuza ndaj opozitës si shkaktare të bllokimit të aeroportit të Rinasit. Në fjalën e saj, Spiropali u shpreh se opozita nuk do t’ja dijë për njeri.

“Shikoni kë keni përballë! Kanë tre ditë që bllokojnë aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë. Janë një çetë e organizuar që nuk duan t’ja dinë as për njerëzit që duan të shkojnë jashtë për kurim, as për ata që vinë, as për ata që udhëtojnë, as për sigurinë kombëtare, se për ta më e rëndësishme është karrigia e tyre, është pushteti. Ata luftojnë për karrige. Ata nuk luftojnë për njerëzit. Imagjinoni të mos ishte Edi Rama kryeministër i këtij vendi i cili iu gjend njerëzve pranë me ndihma të gjithë bashkive në Shqipëri. Sot në Kamëz dhe në gjithë Shqipërinë janë vaksinuar mbi 210,000 shqiptarë, dhe do të vaksionehen 500 mijë shqiptarë deri në fund të qershorit. Vetëm tani para një ore kanë mbërritur 100 mijë doza të reja që ata i penguan dje të vinin në rinas, se për ta jeta e njerëzve nuk vlen. Për ta shëndeti i njerëzve s’ka rëndësi. Për ta të rrojë Luli, të rrojë Mona, të rrojë Iliri, të rrojë Fatmiri, të rrojë Shpëtimi, të rrojë Vangjeli, që janë në listë pa të tjerët le të vdesin. Jo, nuk do vdesim. Por ne do vazhdojmë përpara me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.” deklaroi Spiropali.

Ministrja Spiropali ka shpjeguar gjithashtu arsyet se përse Partia Socialiste kërkon një mandat të tretë qeverisës dhe se 25 Prilli është një ndeshje e rëndësishme për të ardhmen e shqiptarëve, fitoren e betejës me pandeminë dhe rimëkëmbjen e vendit.

“Nuk kemi patur dy mandate. Kemi patur një mandat dhe një mandat lufte dhe beteje. Me ata që braktisën kuvendin e Shqipërisë, braktisën zgjedhjet, goditën institucionet me molotov, me armë, me zjarrë, me gurë e me çfarë mund të gjenin e kur njerëzit që punonin në bashkinë e Kamzës i përdornin si mish për top për të goditur me gurë institucionet.” – u shpreh ministrja Spiropali.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *