
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, ka anuluar vizitën e tij në Gjenevë të Zvicrës, për të marrë pjesë në Këshillin e OKB për të Drejtat e Njeriut, për shkak të bllokimit të hapësirës ajrore nga Bashkimi Evropian për avionët rusë, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.
Lajmi për anulimin e udhëtimit të ministrit Lavrov është bërë i ditur nga misioni rus në Gjenevë, raporton “CNN”.
Ndërkohë, BE konfirmoi vendimin e saj për të mbyllur hapësirën ajrore ndaj Rusisë ditën e diel, si një sanksion kundër Kremlinit për pushtimin e Ukrainës.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al