10:21 06/04/2022
14 jahte ruse janë bllokuar në Holandë dhe nuk lejohen që të largohen. Është agjencia e lajmeve ANP që transmeton këtë informacion.
Kujtojmë që të tjera jahte ruse janë shënjestruar si pjesë e sanksioneve që janë vendosur nga BE-ja, SHBA-ja dhe Britania.
Këto jahte u përkasin oligarkëve rusë, të cilët Perëndimi i konsideron si bashkëpunëtorë të Vladimir Putin. Sanksionet janë vendosur ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.
Që prej 24 Shkurtit, ndëshkimet e Perëndimit kanë ardhur duke u shtuar si një përpjekje për të ndaluar Rusinë që të vazhdojë agresionin ushtarak në Ukrainë./tvklan.al