
Dogana e Kosovës ka sekuestruar sot një mjet me targa serbe në pikën kufitare të Jarinjës. Brenda mjetit janë gjetur disa mallra kontrabandë që kapnin vlerën prej 10 mijë eurosh.
Në njoftimin e Doganës bëhet e ditur se vlera fillestare e pjesëve të gjetura është 10 mijë euro.
“Gjatë kontrolleve të ushtruara oficeret doganor ne pikë kalimin kufitar të Jarinjës në vijën e dytë të kontrollit në një automjet me targa të Serbisë kanë hasur në sasi të madhe të mallrave pjesë të reja për makina. Vlera fillestare e tyre është mbi 10,000 euro”, thuhet në njoftim.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al