Bllokohet Parisi, frikë nga vala e tretë e Covid

21:17 18/03/2021

Kryeqyteti francez Paris, ka vendosur të bëjë një bllokim një-mujor pasi vendi ka frikë nga një valë e tretë e Covid.

Sipas masave të reja, bizneset jo thelbësore do të detyrohen të mbyllen, por shkollat ​​do të qëndrojnë të hapura. Njerëzit do të lejohen të ushtrojnë jashtë brenda 10 kilometrave nga shtëpitë e tyre dhe nuk do lejohen të udhëtojnë në pjesë të tjera të vendit nëse nuk kanë një arsye të vlefshme.

Në të njejtat masa bllokuese do të vendosen edhe 15 rajone të tjera të vendit, duke filluar nga mesnata e së premtes.

Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran, tha se situata në Paris është shqetësuese me 1,200 njerëz në kujdes intensiv, më shumë sesa në kulmin e valës së dytë në Nëntor.

Franca ka regjistruar 35,000 raste të reja brenda 24 orëve të fundit./tvklan.al









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com