Bllokuan aksin Levan-Vlorë, shoqërohen në komisariat 4 protestues

bllokuan aksin levan vlore shoqerohen ne komisariat 4 protestues
bllokuan aksin levan vlore shoqerohen ne komisariat 4 protestues

Pas përfundimit të protestës së zhvilluar nga fermerët në Levanit mësohet se janë shoqëruar na komisariat 4 prej tyre. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Enea Verria.

Pasi u morën në pyetje nga policia, katër fermerët e ndaluar u lanë të lirë.

[embedded content]

Paraditen e sotme blegtorë të zonave pranë Levanit në Fier u ngritën në protestë kundër monopolizimit të prodhimit të qumështit. Sipas tyre, fabrikat në vend kanë ulur çmimin e qumështit nga 160 lekë të reja në 120 lekë të reja, ulje kjo e cila ka sjellë krizë financiare për blegtorët duke detyruar disa prej tyre të mbyllin bizneset duke çuar tufat e deleve në thertore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts