Blof merkatoje, Kukësit i ikën lojtari pas një muaji










Vjen blofi i parë i merkatos së verës te Kukësi. Pa kaluar ende një muaj nga zyrtarizimi, Aleksandar Miliç largohet nga verilindorët. Malazezi ka shkuar te skuadra e Petrovacit, që militon në Superligën e Malit të Zi, ndërkohë që më datën 12 korrik ai u zyrtarizua si afrimi më i ri i Kukësit, duke firmosur kontratë dyvjeçare dhe iu bashkua më vonë skuadrës gjatë përgatitjeve.

ALEKSANDAR MILIC

Ka qenë portali malazez “Vijesti.me” ai që ka zbuluar gjithçka rreth kësaj lëvizjeje më të fundit të merkatos, duke ia rrëmbyer futbollistin ekipit shqiptar. Bëhet fjalë për një rikthim të 22-vjeçarit te kjo skuadër, ndërkohë që më parë ka qenë pjesë edhe e kombëtares së moshave të Malit të Zi.

Sipas portalit në fjalë, aventura e parë e Miliçit jashtë vendit zgjati shumë pak, madje pa luajtur asnjë ndeshje zyrtare.

Miliç më herët pati firmosur një kontratë dy vjeçare me Kukësin dhe shihej si një investim i rëndësishëm, duke parë edhe moshën e tij të re, ndaj edhe klubi arriti marrëveshjen për dy vite që ta ketë në gjirin e vet.

Malazezi u provua si titullar në ndeshjen miqësore ndaj Erzenit pak ditë më parë, të mbyllur në shifrat 0- 0.

Janë ende të paqarta rrethanat e kësaj lëvizjeje në ditën e fundit të merkatos malazeze, por gjasat janë që mbrojtësi të mos ketë qenë pjesë e planeve të Longos dhe me anë të një marrëveshjeje e kanë ndërprerë këtë bashkëpunim pa nisur ende mirë.

faks

Sakaq, nga ana e klubit të Kukësit nuk ka ende asnjë njoftim apo reagim për këtë lëvizje më të fundit, e cila duhet thënë se ka ardhur një ditë para se Kukësi të niset për fazën përgatitore në Slloveni.

Nëse Miliç është larguar pa një mirëkuptim me klubin e Kukësit, çështja mund të shkojë në dyert e gjykatave. Gjithsesi, fakti që një lojtar largohet kur më parë ka arritur një marrëveshje, për më tepër dy-vjeçare, tregon se diçka nuk shkon në kampin verilindor.

Pa dyshim që largimi i malazezit tregon se afrimet e bëra në fillim nga drejtuesit pa emëruar trajnerin, mund t’u kushtojnë në vazhdimësi.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *