“Blu Bradhërs-at prej Shkodre”/ Benet Beci dhe Luiz Ejlli të ftuar në podcastin e Ramës. Nga fitorja e “Etheve” te humbja e babait dhe Big Brother Vip, këngëtari i thotë të gjitha

Kryeministri Edi Rama do të ketë nesër dy të ftuar specialë në podcastin “Flasim”.

Në një fragment të shkëputur nga ky podcast kryeministri Rama informon se, të ftuarit e tij janë kryetari i sapozgjedhur i bashkisë Shkodër, Benet Beci dhe fituesi i reality show “Big Brother Vip Albania 2”, Luiz Ejlli.

Episodin e 7-të të këtij podcasti kryeministri e ka titulluar “Blu Bradhërs”.

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Shkodër, Benet Beci arriti të fitojë besimin e qytetarëve shkodranë në zgjedhjet e 14 majit.

Beci fitoi kundrejt kandidatit të koalicioni “Bashkë fitojmë” Bardh Spahia me një diferencë mbi 11 mijë vota.

Prej vitit 1992 bashkia e Shkodrës është drejtuar nga kandidatët e Partisë Demokratike.

Kjo është hera e parë që kjo bashki do drejtohet nga Partia Socialiste.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts