Boks kundër Parkinsonit

14:20 02/04/2021

Një paciente 74-vjeçare me Parkinson zbulon boksin si një kurë për sëmundjen e saj.

Nancy van der Straeten, e cila ka zgjedhur Turqinë si vendlindje të dytë është një boksiere me shpirt luftarak. Me boksin Nancy lufton edhe kundër sëmundjes së saj të pashërueshme-Parkinsonin.

Grushti i saj i majtĂ« Ă«shtĂ« pak mĂ« i fortĂ« se i djathti, thotĂ« traineri i Nancy Van Der Straeten. 74-vjeçarja belge ka njĂ« vĂ«shtrim tĂ« ftohtĂ« e tĂ« akullt qĂ« tĂ« kall datĂ«n. NĂ«se dikush nuk mbrohet, ajo e godet direkt nĂ« hundĂ«, megjithĂ«se ka vite qĂ« vuan nga sĂ«mundja e Parkinsonit.

“Boksi nuk ka të bëjë vetëm me grushtat. Boksi është shumë preciz. Ti duhet të dish të lëvizësh dhe në të njëjtën kohë të zhvillosh forcën trupore. Kjo çon në një koordinim të mirë të mendjes, të duarve dhe të këmbëve.” thotë Nancy Van Der Straeten.

Symbolbild - Parkinson: Zitternde Hände

Nancy u diagnostikua me Parkinson shtatĂ« vjet mĂ« parĂ«. Ajo merr ilaçe pĂ«r tĂ« zvogĂ«luar dridhjet. Por nĂ« Internet pa se nĂ« SHBA tĂ« sĂ«murĂ«t me Parkinson bĂ«jnĂ« edhe boks pĂ«r t’u forcuar. Prandaj ajo kĂ«rkoi njĂ« shkollĂ« boksi nĂ« Antalia, ku jeton prej disa vitesh.

“Kur erdhi herën e parë, mendova se nuk do t’ia dilte kurrë. Për shkak të moshës dhe sepse në atë kohë mezi ngrihej më këmbë. Por dikur na befasoi të gjithëve.” – thotë traineri i saj Muhamet Ali Kardashi

Edhe fizioterapisti i Nancyt është jashtëzakonisht i kënaqur me 74-vjeçaren trime: “Tani kur ecën, ajo e mban trupin shumë më drejt se më parë. Përveç kësaj, dikur dridhej dhe papritmas ndalonte së lëvizuri. Tani gjithçka është më e rrjedhshme ”.

Neuronen bei Parkinson-Krankheit

Nancy jeton në një fshat mbi qytetin bregdetar të Antalias. Ajo erdhi në Turqi për herë të parë para rreth 40 vjetësh me të shoqin, që ka ndërruar jetë. Ata ishin kuriozë, kishin dëshirë për të udhëtuar dhe e siguronin jetesën e tyre duke zbukuruar dritare.

Kur nuk bën boks, Nancy vizaton ose pikturon. Ndonjëherë ajo madje shet piktura dhe fiton diçka plus pensionit prej 450 euro në muaj. Ajo vizaton shumë mirë, pavarësisht se ka Parkinson.

“Kam vërejtur se kur projektoj diçka, kur krijoj diçka krejtësisht të re, atëherë nuk dridhem. Kështu ishte që nga fillimi. Por kur dua të shkruaj diçka, dridhjet shtohen shumë, dhe bëhem keq.” – tregon Nancy.

74-vjeçarja e rekomandon boksin kundër Parkinsonit për të gjithë bashkëvuajtësit. Sipas Nancy-t boksi ia ka rritur ndjeshëm cilësinë e jetës./DW

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *