Bolivi, ish-presidentja e përkohshme Anez tenton të vetëvritet në burg

Ish-presidentja e përkohshme e Bolivisë, Jeanine Anez tentoi të bëjë vetëvrasje në burg, ku ajo ndodhet që nga 13 marsi.

Avokati Jorge Valda në deklaratën e tij tha se, klientja e tij është ndikuar nga situata emergjente. “Sot ish-presidentja Jeanine Anez tentoi t’i japë fund jetës. Falë Zotit dështoi”, tha ai.

Ministri i Brendshëm, Eduardo del Castillo në një konferencë për media shpjegoi se situata shëndetësore e Anez është stabile dhe se “përveç disa gërvishtjeve të vogla në krah nuk ka gjë tjetër për t’u shqetësuar”.

Gjykimi për grusht shteti

Në hetimin e kryer lidhur me procesin e dorëheqjes në nëntor 2019 të ish-presidentit bolivian Evo Morales, u dha urdhër arresti parandalues ndaj ish-presidentes së përkohshme Jeanine Anez, ish-ministrit të Energjisë, Rodrigo Guzman dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Alvaro Coimbra.

Në kuadër të hetimit i cili në vend njihet edhe si “gjykimi për grusht shteti”, gjykata penale e rajonit La Paz më 21 mars e rriti në 6 muaj afatin e arrestimit parandalues 4 mujor të dhënë më 13 mars ndaj Anez, ish-ministrit të Energjisë, Guzman dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Coimbra.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *