Bolivia në alarm, shirat e rrëmbyeshëm rrezikojnë banorët

bolivia ne alarm shirat e rrembyeshem rrezikojne banoret

23:37 19/02/2024

Qindra qytete dhe fshatra në Bolivi janë vënë nën alarm pasi shirat e rrëmbyeshëm vazhdojnë të rrezikojnë jetë njerëzish.

Sipas zyrtarëve, 33 persona kanë ndërruar jetë që nga Nëntori 2023 për shkak të reshjeve që kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe dalje të lumenjve nga shtrati.

Numri i viktimave është 8 herë më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Zyrtarët po monitorojnë me kujdes një numër digash, për të cilat druhen se mund të vërshojnë.

Zëvendësministri për Mbrojtjen Civile, Juan Carlos Calvimontes, tha se nga 340 komunat e Bolivisë, 10 ishin vënë në alarmin më të lartë dhe 279 të tjera ishin në alarm portokalli, një shkallë më poshtë./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts