“Boll këndove baladën e hajdutërisë pa mbarim”, Vasili për deklaratën e Ramës: Kryeministri, në krye të lukunisë së horrave

boll kendove baladen e hajduterise pa mbarim vasili per deklaraten e rames kryeministri ne krye te lukunise se horrave
boll kendove baladen e hajduterise pa mbarim vasili per deklaraten e rames kryeministri ne krye te lukunise se horrave

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për deklaratën e Ramës sot për çështjen ‘Ahmetaj’.

Në një mesazh në rrjetin social ‘Facebook’ Vasili theksoi se Rama iu jep besim vetëm hajdutëve.

REGIMI I VASILIT
Rama u jep besim….,por vetem hajduteve!
Rama po thote qe disa nga te tijte i kane thyer besimin dhe tani ne fund edhe Ahmetaj.
Po si mundet qe Rama u jep besim dhe ve ne poste vetem hajdute, trafikante, horra me nga dhjete emra, tutore prostitutash e deri hajdute shtëpish.
Zv.Kryeministra, Ministra, Deputete Kryetare bashkie, Sekretare te Pergjithshem, Drejtore, Shefa Kabineti, Dtejtore e Shefa Policie jane te gjithe produkte te besimit te Rames nje pandemi e tere hinenash te interesit publik dhe te parave te taksave te shqiptareve.
Dhe ne krye te kesaj lukunie horrash eshte ai dhe vetem ai Edi Rama.
Edi Rama vetem ne Vlore ku ishte vete kryedeputet ju dha “besimin” plot 15 hajduteve drejtore hipoteke.
Po besimi i popullit, qe nuk e votoi Edi Ramen qe te vjedhe miliarda me lukunine e tij ku shkoi.
Fjalimet mashtruese te Rames mbas çdo horri qe kapet me presh ne duar jane pergatitja per te sjelle hajdutin e radhes qe do vjedhe per llogari te Rames dhe qeverise e pastaj do largohet per te ardhur nje tjeter me i zi se i pari.
Miliardat e vjedhura ikin nga Shqiperia neper llogari off shoresh dhe mbas tyre degjohet refreni i fjalimit te cjerre te Edi Rames per hajdutin e radhes.
Mbylle gojen Edi Rama.
Boll kendove baladen e hajduterise pa mbarim.
Besimi yt eshte pabesia me e madhe ndaj parave te shqiptareve dhe besa me madhe ndaj te gjithe soj sorrollopit te hajduteve kudo qe jane.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts