“BOMBA” E MERKATOS/ Gjiganti europian “shënjestron” yllin e Juventusit









Bajerni i Mynihut ka gjithmonë një projektor të kthyer nga Torino, duke qenë se në dekadën e fundit ka bërë mjaft goditje në radhët e Juventusit.

vlahovic

E fundit pikërisht pak javë më parë, teksa bënë të vetin Matajs de Ligtin, të quajtur edhe si goditjen më të madhe të kësaj vere.

Mbrojtësi holandez shihej si kapiteni i ardhshëm i “Zonjës së Vjetër” në Torino, por sa herë që në skenë hyjnë rekordmenët e Bundesligës, bëhet e vështirë që dikush t’i rezistojë dhe firmat erdhën shumë shpejt.

Gjithsesi, lajmi i fundit nga Gjermania do ta bënte transferimin e Matajs de Ligtit në Mynih diçka banale kundrejt idesë së radhës që i ka shkrepur në kokë ish-juventinit Hasan Salihamixhiçit.

Bajerni ka vënë në shënjestër Dushan Vlahoviçin dhe kërkon të përfitojë nga momenti i vështirë i bardhezinjve për ta bindur sa më lehtë serbin.

Fakti që papritur në Bavari është fikur edhe Sadio Mane, drejtori sportiv i Bajernit është gati që të bëjë tentativën e tij.

Edhe pse Vlahoviç ka ulur rendimentin e tij të të shënuarit në Torino, kundrejt atij në Firence, gjermanët nuk i vënë absolutisht në dyshim cilësitë e 22-vjeçarit dhe e duan që ta vënë në majën e sulmit të tyre.

Sigurisht që një lajm i tillë ndez menjëherë alarmin në radhët e Juventusit, sepse pavarësisht marrëdhënies fantastike mes të dyja klubeve, historia ka treguar se sa herë që Bajerni ka zbarkuar në Torino për një futbollist, nuk ka dalë kurrë duarbosh, ndonëse pa 80 milionët që Juventusi shpenzoi për ta marrë nga Fiorentina nuk ka bisedime mes dy klubeve, edhe pse vështirë se “Zonja e Vjetër” do të tundohet edhe nga kjo shifër.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *