Bomba shtëpisë së udhëheqësit të Hamasit

[embedded content]

12:26 16/05/2021

Ushtria izraelite: Shërbente si bazë raketash

Shtëpia e udhëheqësit të Hamasit për territorin e Gazës, Jahja Sinvar ishte në shënjestër të sulmeve të ushtrisë izraelite në orët e para të kësaj të Diele.

Filmimet tregojnë shpërthimet në zonën, ku banon 58-vjeçari dhe të afërmit e tij. Ushtria izraelite tha se në këtë zonë ndodhen edhe bazat e raketave të grupit ekstremist, të cilat u rrafshuan. Megjithatë nuk dihet ende fati i Sinvarit. Luftimet mes Izraelit dhe Hamasit kanë hyrë në ditën e 7-të dhe vazhdojnë të jenë intensive.

Breshëria e predhave të Hamasit nuk reshti as këtë natë mbi Tel Aviv, por as predhat e topave dhe bombat e avionëve izraelitë nuk e ulën intensitetin.

Të Shtunën, i dërguari i posaçëm amerikan për paqen Hadi Amër mbërriti në Tel Aviv për ndërmjetësim mes palëve. Në të njëjtën ditë, ushtria izraelite rrafshoi një ndërtesë shumëkatëshe, seli e mediave të huaja. Protestat e palestinezëve janë intensifikuar në ditën e Nakbasë, që përkujton katastrofën e palestinezëve me rikrijimin e shtetit Izraelit. Në përkujtim të kësaj dite dhe në mbështetje të palestinezëve, manifestime janë mbajtur në gjithë botën perëndimore përfshirë edhe Uashingtonin. Në një javë, luftimet i kanë marrë jetën 174 palestinezëve dhe 10 izraelitëve.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *