Bombardimet në Gaza, Hamasi kërkon armëpushim 5-ditor për lirimin e pengjeve

bombardimet ne gaza hamasi kerkon armepushim 5 ditor per lirimin e pengjeve

Hamasi kërkon një armëpushim 5-ditor, për të liruar pengjet që mbante që nga 7 tetori, kur sulmoi Izraelin, për të ndalur bombardimet e Gazës.

Ali Barakeh, një anëtar i rangut të lartë të udhëheqjes politike të Hamasit, duke folur nga Bejruti, ku ndodhet në mërgim, thotë se Hamasi nuk priste që SHBA të hynte në konfliktin e armatosur.

Kujtojmë se më datën 7 tetor, Hamasi sulmoi Izraelin duke lënë pas shumë të vdekur. Menjëherë pas aktit terrorist nga grupi i Hamasit, Izraeli u përgjigj po me sulme. Në lidhje me konfliktin e armatosur kanë reaguar dhe ndërkombëtarët, ku disa kanë shprehur mbështetjen për Izraelin dhe disa, më të paktë për Hamasin, Palestinën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts