Bombardimet në Kiev i marrin jetën gazetares të Radio Evropa e Lirë (EMRI)

Një gazetare e  Radio Liberty (REL) në Ukrainë është vrarë gjatë granatimeve ruse të Kievit. Mesohet se Vera Gyrych ishte në shtëpi kur një raketë goditi banesen e saj.

“Një person i mrekullueshëm ka ikur”, tha kolegu i saj Oleksandr Demchenko në Facebook.

Radio Liberty, e njohur gjithashtu si Radio Evropa e Lirë, është një organizatë e financuar nga SHBA e cila transmeton lajme në zona të botës ku shtypi i lirë mund të jetë i kufizuar ose i pa krijuar ende. Më herët, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se një trup ishte gjetur pas sulmit me raketa të djeshme, megjithëse nuk u dhanë detaje të tjera të personit të vrarë në atë kohë.

Moska ka konfirmuar se ka goditur objektivat ukrainas, por nuk ka komentuar mbi sulmin në ndërtesë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com