Bombardimet në Odesa, Rusia: Shkatërruam rafinerinë e naftës

10:46 03/04/2022

Qyteti port i Ukrainës, Odesa, u sulmua mëngjesin e së dielës me raketa nga forcat ruse. Nga bombardimet nuk ka raporte për të lënduar apo viktima, por vetëm për dëme materiale.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka reaguar duke thënë se sulmi me raketa në Odesa synonte të godiste infrastrukturën e qytetit.

Sipas palës ruse, forcat ushtarake shkatërruar një rafineri nafte dhe 3 depo karburanti.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax raporton se sulmi i Rusisë ndaj Odesas u bë me raketa të lëshuara nga anijet luftarake me precizion të lartë.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, objektet që u shkatërruan përdoreshin nga Ukraina për të furnizuar trupat ushtarake pranë qytetit Mykolaiv. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.