Bombardimet në Ukrainë i marrin jetën gazetares së Radio Evropa e Lirë

11:56 29/04/2022

Një gazetare e “Radio Liberty” (Radio Evropa e Lirë) në Ukrainë është vrarë gjatë bombardimeve ruse të Kievit. Sipas deklaratës së “Radio Liberty”, gazetarja Vera Gyrych ndodhej në shtëpi kur një raketë goditi banesën e saj.

Nga punëdhënësi i saj, ajo u përshkrua si një profesioniste e vërtetë.

“Një person i mrekullueshëm ka ikur”, shkroi kolegu i saj Oleksandr Demchenko në Facebook.

Radio Liberty, e njohur gjithashtu si Radio Evropa e Lirë, është një organizatë e financuar nga SHBA e cila transmeton lajme në zona të botës ku shtypi i lirë mund të jetë i kufizuar ose i pa krijuar ende.

Më herët, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko raportoi se një trup i pajetë ishte gjetur pas sulmit me raketa të djeshme, megjithëse nuk u dhanë detaje të tjera të personit që kishte humbur jetën.

Moska ka konfirmuar se ka goditur objektivat ukrainas, por nuk ka komentuar mbi sulmin në ndërtesë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *