Bombardimet ruse kufizojnë punën humanitare, punonjësi i Unicef: Mes të bllokuarve në Mariupol edhe fëmijë të sëmurë

Një punonjës i agjencisë së fëmijëve të Kombeve të Bashkuara, Unicef, i tha BBC-së se banorët e qytetit të rrethuar juglindor të Mariupolit kanë nevojë për ndihmë humanitare, por bombardimet e vazhdueshme të Rusisë po e bëjnë pothuajse të pamundur punën për të ofruar ndihmë.

Duke folur nga qyteti perëndimor i Lviv, Joe English i tha BBC Breakfast “nuk ka fjalë të mjaftueshme për të përshkruar” vështirësinë e situatës në qytet, duke shtuar se shumë punonjës të Unicef janë vënë në aksion në “vijën e zjarrit” kur përpiqen te ndihmojnë.

“Siç e kemi parë me korridoret humanitare, ato mund të bien dakord në parim, por realiteti në terren është shumë ndryshe,” tha ai.

Ai theksoi rëndësinë e lejimit të grupeve humanitare për të punuar në mënyrë efektive, duke vënë në dukje se nuk është vetëm “një rast i nxjerrjes së njerëzve nga këto zona, ne gjithashtu duhet të jemi në gjendje të çojmë furnizime humanitare sepse jo të gjithë do të mund të largohen”.

“Dje u takova me një fëmijë të quajtur Danilo, i cili kishte leuçemi me qeliza T,” tha ai. “Ky është një fëmijë që ka nevojë për ndihmë mjekësore të vazhdueshme që ai nuk mund ta marrë atë këtu. Por çdo ditë ne po dëgjojmë këto histori. Një ditë më parë ishte Andrei, 15 vjeç, i cili u hodh në erë në një aksident me minë dhe humbi nënën e tij. Një ditë më parë ishte një foshnjë 10-javëshe e quajtur Anna, që ka një defekt në zemër dhe do të ketë nevojë për mbështetje intensive mjekësore. Është thjesht tronditëse,” përfundoi English.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *