‘Bombardimet vazhdojnë’, guvernatori ukrainas: Ushtria jonë ka kontrollin e plotë të Lysychansk

bombardimet vazhdojne guvernatori ukrainas ushtria jone ka kontrollin e plote te lysychansk
bombardimet vazhdojne guvernatori ukrainas ushtria jone ka kontrollin e plote te lysychansk

Qyteti i Lysychansk është plotësisht nën kontrollin e trupave ukrainase pasi u sulmua nga forcat ruse për më shumë se një javë. Kështu deklaron guvernatori i Luhansk, Serhiy Haidai.

Ai tha se Rusia vazhdon të bombardojë “në mënyrë kaotike” dhe “fuqishëm” qytetin, duke shkaktuar shkatërrime të mëdha në banesa.
Në një mesazh në Telegram, Haidai thotë se nuk ka “asnjë kërcënim” të rrethimit të trupave ukrainase në rajonin e Luhansk, por forcat ruse kontrollojnë përkohësisht 90% të rajonit, shton ai.

Rusia ka qenë e vendosur të marrë kontrollin e Severodonetsk dhe qytetin fqinj Lysychansk, si pjesë e një plani për të kontrolluar rajonin më të gjerë të Donbasit dhe përfundimisht të gjithë Ukrainën lindore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts