“Bombardimi i fabrikës kimike, çmenduri”

bombardimi i fabrikes kimike cmenduri
bombardimi i fabrikes kimike cmenduri

09:53 01/06/2022

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka akuzuar Moskën për “çmenduri” pasi trupat ruse goditën një fabrikë kimike në përpjekjen e tyre për shtënë në dorë një qytet kyç në lindje të vendit.

Forcat ruse goditën rezervuarin e acidit nitrik në Severodonetsk, duke bërë që guvernatori lokal të paralajmërojë njerëzit të qëndrojnë brenda.

Në fjalimin e tij gjatë natës, Zelensky tha: “Duke pasur parasysh praninë e prodhimit kimik në shkallë të gjerë në Severodonetsk, sulmet e ushtrisë ruse atje, përfshirë bombardimet qorre ajrore, janë thjesht çmenduri”.

Beteja për Severodonetsk është bërë më intensive ditët e fundit, me viktima të shumta si nga pala ukrainase ashtu edhe nga ajo ruse./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts