“Bombarduesit” amerikanë në ndihmë të forcave afgane

17:59 10/08/2021

Talebanët, përpjekje të ashpra për të marrë qytetet kryesore

Pavarësisht tërheqjes, Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të rikthehen me ushtri në Afganistan, por as ta lenë në baltë qeverinë e Kabulit, në mes të kundërofensivës së talebanëve për rimarrjen nën kontroll të gjithë territorit të vendit, siç e kishin deri në 2001-shin.

Bombarduesit B-52 të Shteteve të Bashkuara vranë me dhjetëra militantë talebanë gjatë 3 ditëve të fundit, pasi u angazhuan nga Pentagoni, përmes bazës ajrore të Katarit. Avionët amerikanë bombarduan pozicionet e militantëve ekstremistë në Kandahar, Herat e Lashkar Gah, ku forcat qeveritare të Kabulit po luftojnë ashpër për të mos i lënë këto zona të bien në duart e tyre.

Talebanët kanë marrë deri tani gjysmë e qyteteve të vendit, teksa beteja më e ashpër po zhvillohet për Mazari Sharifin, kryeqendrën e veriut. Qeveria e Kabulit ka kërkuar ndihmën jo-vetëm të Shteteve të Bashkuara por edhe të aleatëve të tjerë perëndimorë, për të mos lejuar që vendi të bjerë në duart e militantëve ekstremistë islamikë ashtu si para 2001-shit. Kombet e Bashkuara thonë se në luftime po vriten me qindra civilë dhe po kryen krime kundër njerëzimit.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *