“Bombat dhe raketat hidhen brenda minutash, nëse Putini jep urdhër”, paralajmërimi alarmant i ministrit britanik

Ministri i Forcave të Armatosura në Britaninë e Madhe, James Heappey, ka dhënë sot alarmin se pushtimi i Ukrainës nga Rusia është i afërt.

“Frika ime është se lufta është shumë e afërt, kjo nuk do të thotë se do të ndodhë patjetër. Ky është një paralajmërim sepse disa minuta pasi Putini jep urdhrin, raketat dhe bombat mund të zbresin në qytetet e Ukrainës”, ka thënë ministri britanik, teksa ka folur për Sky News, Heappey.

Ai komentoi gjithashtu dhe deklaratat e ambasadorit ukrainas në Londër, Vadym Prystaiko, të cilat shkaktuan konfuzion në lidhje me anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Prystaiko deklaroi se Kievi ishte i gatshëm të ishte “fleksibël” mbi qëllimin e tij për t’u bashkuar me aleancën ushtarake, duke dhënë sinjale të tërheqjes nga frika e agresionit rus.

Në lidhje me këtë çështje, Heappey i tha Sky News: “Nëse Ukraina vendos që të mos bëhet anëtare e NATO-s, ne e mbështesim këtë, por kjo duhet të vendoset nga ukrainasit.”

Por më vonë, këtë mëngjes, ambasadori Prystaiko sqaroi komentet e tij, duke thënë se ish-republika sovjetike nuk do të rishqyrtonte përpjekjen e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.