Bombë në vend të dhuratave dhe pemë e stolisur me armë/ ISIS shpërndan ‘urimin’ drithërues të Krishtlindjeve me posterin duke prerë kokën e Santa Klaus (FOTO)

Militanët e ISIS kane ‘uruar’ Krishtlindjen me nje foto me prerje koke të Plakut të Krishtlindjeve.

Një militant i maskuar portretizohej me thikën e përgjakur në dorë dhe me kokën e prerë të Plakut të Krishtlindjeve në tjetrën. ISIS dhe mbështetësit e tij xhihadistë kanë qenë të qetë që prej rënies së kalifatit të tyre në Siri e Irak në 2017. Por kjo nuk duhet se ka zbutur thirrjet e tyre për atentate nga fanatikët e mbetur në botën arabe dhe evropiane.

Koke1

Thirrja e fundit për vrasje është vijim i videove të përgjakshme që ata postonin shpesh në kohën e konfliktit. Posteri tregon Plakun e Krishtlindjes me kokë të prerë, ndërsa komenti shkruante: “Ne po i dërgojmë një mesazh vëllezërve tanë në Evropë, Amerikë, Australi, Kanada, Rusi dhe vende të tjera jobesimtarësh dhe tradhtarë të besimit”.

“Ne ju themi ju vëllezër të hakmerrni vëllezërit e motrat tona që janë vrarë dhe kapur nga këta mjeranë. Sulmoni qytetarët e vendeve të koalicionit të kryqëzatës, vritini me thika, shtypini me makinë, shpërtheni bomba dhe vritini me plumba”.

Kjo vjen pasi një britanik që ka luftuar më parë për ISIS ka thënë se “grupi po zhvillohet përsëri në bishë për të sulmuar Perëndimin”.

Koke 2

Macer Gifford nga Londra ka luftuar në Siri në 2015 për grupin islamist përkrah forcave kurde.

Ai tha për rrjetin Express.co.uk: “Besoj se ISIS do të zhvillohet. të gjitha grupet terroriste përshtaten mirë. E kemi parë që ka ndodhur më parë me Al-Qaeda dhe tani ISIS kerkon të provojë se mund të rezistojnë”. Grupi po mbledh forcat e tij dhe raprotohet se ka krijuar bastione në vende si Indi, Kongo e Mozambik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.