Bomberi i momentit në Superiore, Stenio Zhuniorin e ndal vetëm… rrjeta



Sulmuesi brazilian i Partizanit, Stenio Zhunior, është një ndër lojtarët më në formë në Superiore. Bomberi i të kuqve ka shënuar katër gola në katër ndeshjet e fundit dhe duket se Daja e ka gjetur bomberin në majë të sulmit.

Stenio Zhunior

Për momentin, Stenio Zhunior duket i pandalshëm dhe me mbështetjen edhe të Asanit e Çinarit, që po ashtu po kalojnë një formë të mirë, 29-vjeçari e ka kapur maksimumin e formës së tij. Përveç golave, Zhunior është edhe një lojtar që lufton shumë dhe motivon shokët e skuadrës, gjë që u pa dhe në Laç.

Stenio gol

Kur skuadra e tij po mundej, ishte Zhunior ai që udhëhoqi ekipin përpara, madje shënoi dhe golin e barazimit 10 minuta nga fundit duke i hequr fitoren Laçit nga duart dhe duke shmangur humbjen për “demat”. Për momentin duket se Zhuniorin e ndal vetëm… rrjeta!

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *