Bonusi nga UEFA, Teuta mbush arkat edhe me skenarin me të keq të mundshëm






Teuta, si kampionia e Shqipërisë, rrugëtimin në Europë e nis nga turi i parë kualifikues në Champions.

Teuta titulli

Në skenarin më të keq të mundshëm, Teuta ka të garantuar nga UEFA 990 mijë euro, ku 260 mijë i merr thjesht si ekip kampion, shumë të cilën e humbet vetëm po shkoi në fazën e grupeve.

Pastaj 280 mijë i përfiton nga pjesëmarrja në turin e parë kualifikues dhe në rast se eliminohet, kalon në raundin e dytë të Konferencë Ligës, që i bie të përfitojë edhe 450 mijë euro të tjera.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *