Bordi i administrimit të naftës/ Kryeministri Rama paralajmëron furnizuesit: Kush vendos çmime që nuk janë miratuar, do humbasë pikën e karburantit






Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar furnizuesit e naftës që do të humbasin pikën e karburantit, nëse vendosin çmime që nuk janë miratuar nga bordi i administrimit që pritet të ngrejë qeveria.

Në një takim me furnizuesit e naftës, kreu i qeverisë bëri të ditur se bordi i administrimit do të përbëhet nga përfaqësues të qeverisë, Ministrja e Financave, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Drejtori i Doganave, Drejtori i Tatimeve dhe kryetari i Autoritetit të Konkurrencës.

Ata, thotë Rama, do të zhvillojnë takim me 5 përfaqësues nga furnizuesit e naftës për të përcaktuar çmimet.

“Duhet të jeni të vetëdijshëm që i përkisni asaj pjese të shoqërisë që duhet të bëjë sakrificë. Duhet të ndihmoni veten me kujtimin e asaj që ishit, përpara se ishit ata të mëparshmit. Kemi detyrimin të mbajmë barrën më të madhe. Kjo është një luftë, nuk është me bomba mbi kokat tona, nuk na detyron me dhunë të ndahemi nga familjet tona, nuk na shkatërron shtëpitë tona, por ka ardhur lufta këtu me faturën përkatëse. Dhe ju do mbani pjesën tuaj, se nuk mund të ndodhë se ju të fitoni më shumë se sa duhet.

Në këto kushte ne do të kalojmë brenda 24 sorësh një akt normativ me fuqinë e ligjit, dhe qeveria do hyjë në administrimin e furnizimit bashkë me ju përmes një bordi kombëtar të furnizimit me karburant. Çdo ditë ju dhe qeveria, ministrja e financave, e Infrastrukturës dhe Energjisë, Drejtori i Doganave dhe Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës do jenë në tryezë me 5 përfaqësues nga ju. Nuk do ketë një tabelë në pikat e karburantit ku do shfaqet një çmim që nuk është miratuar nga bordi. Kush do ta bëjë këtë, do të humbasë pikën e karburantit. Shumë thjeshtë” – tha Rama.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se ata që kanë më shumë mundësi, do të mbajnë barrë më të madhe në fluksin e rritjes së çmimeve.

“Të tjerët nuk i kanë më të ulëta taksat për pagat se sa ne. Të tjerët nuk i kanë kontributet shoqërore dhe shëndetësore më të ulëtat në rajon. Që do të thotë, të tjerët kanë të ardhura nga ngarkesa fiskale më e madhe mbi individin dhe biznesin e vogël. Të tjerët nuk paguajnë 45 mln dollarë në vit, në raport me buxhetin tonë, për të kompensuar faturën e energjisë të familjeve në nevojë e pensionistëve të vetmuar. Çmimet janë më të larta sot. Është shumë e rëndësishme që të gjithë të jenë të vetëdijshëm, këtu si në të gjithë fillin e arsyetimit tonë, kush ka më shumë mundësi, do mbajë më shumë barrë. Kush ka një veturë, do të mbajë më shumë barrë se sa ai që nuk ka.

Paga 300 mijë lekë në Shqipëri është minimalja, jo mesatarja. Ata që dalin me X5 në rrugë, nuk e kanë rrogën 300 mijë lekë. Ata po do e mbajnë barrën më të lartë. Kemi vendosur që fermerëve tu japim naftë pa taksa. Të ardhurat plus të rritjes së çmimit do t;’i kthejnmë përsëri. Do i kthejmë tek ata që janë në nevojë, tek fermerët dhe ata që përdorin transportin publik. Nuk mund t’u themi që jemi të gjithë njësoj, kur nuk jemi të gjiothë njësoj. Planin e masave siç e kemi thënë kur dolëm me ministren para disa ditësh, do e kemi deri në fund të javës. Përpara të hënës do e bëjmë publike. Sot këtu jemi për të vendosur se çfarë do bëjmë me naftën” – tha Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.