Borell: Beogradi dhe Prishtina të dialogojnë, e vetmja rrugë për të stabilizuar situatën

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punë të Jashtme, Josep Borell deklaroi se Beogradi dhe Prishtina duhet të dialogojnë sepse kjo është e vetmja rrugë sipas tij për të stabilizuar situatën.

“Situata është qetësuar kohët e fundit, por është ende e domosdoshme që t’i rikthehemi dialogut sepse nuk ka rrugë tjetër për të stabilizuar situatë”, ka thënë Borell.

Kjo deklaratë e tij erdhi pas takimit të dytë të aleancës së NATO-s që mbahet në Riga, lidhur me situatën e Ballkanit Perëndimor.

Më tej ai u shpreh se Ballkani Perëndimor mbetet një rajon strategjik për Bashkimin Europian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.