Borell takohet me kryeministrin Rama: Diskutuam për zgjerimin dhe rëndësinë e ruajtjes së ritmit të reformave








Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Përfaqësuesin e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme Josep Borell.

borell rama

Lajmin e ka bërë publik shefi i diplomacisë së BE-së përmes një postimi në Twitter, ku thekson se në fokus të bisedës ishte procesi i integrimit, ritmi i reformave dhe mbajtja e samitit të ardhshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Takova Kryeministrin Edi Rama në #WPC2021 . Ne diskutuam për zgjerimin, Samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për rezultate konkrete. E rëndësishme për të ruajtur vrullin e reformës në rajon si dhe besueshmërinë e BE-së “, shkruan Borell në Twitter.

Rama dhe Borrell, u takuan gjatë zhvillimit të “Konferencës së Politikave Botërore”, e cili do të zgjasë nga 1-3 tetor dhe ka për qëllim të ndihmojë në promovimin e një bote të hapur, të begatë dhe të drejtë

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *