Boris Johnson dorëzohet, pas dorëheqjes së ministrave pranon largimin si Kryeministër

10:28 07/07/2022

Boris Johnson do të japë dorëheqjen si lider i konservatorëve, duke pranuar kështu kërkesën në bllok për largimin e tij.

Sipas BBC, Johnson ka ndërmarrë vendimin për t’u larguar nga drejtimi i partisë, ndërsa do të qëndrojë si Kryeministër deri në Tetor.

Kjo është lëvizja më e fundit pas zhvillimeve dramatike në kabinetit qeveritare. Gjatë 48 orëve, mbi 53 ministra, ndihmës sekretarë dhe zyrtarë të tjerë dhanë dorëheqjen pas refuzimit të Boris Johnson për t’u larguar nga drejtimi i qeverisë.

Kërkesa erdhi pas skandalit më të fundit të  ish-shefit të grupit parlamentar, Kris Pinçer, për sjellje të pahijshme seksuale.

Mediat britanike bëjnë të ditur se Johnson do të mbajë një fjalim kur do t’i drejtohet kombit mbi këtë lëvizje. Natyrisht për Kryeministrin kjo lëvizje në bllok e njerëzve të partisë së tij, ku pjesë ishin më të besuarit mund të konsiderohet edhe si një grusht shteti.

Johnson i mbijetoi një muaj më parë mocionit të mosbesimit për skandalin e festës së mbajtur ministrat duke thyer rregullat e Covid, por mbështetja ndaj rezultoi tejet e brishtë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.