Boris Johnson i mbijeton votëbesimin

22:14 06/06/2022

Boris Johnson fiton votëbesimin në parlamentin britanik. Deputetët votuan 211 pro dhe 148 kundër. Kjo do të thotë se ai do të qëndrojë në detyrën si kryeministër.

Johnson ka marrë 58.8% të mbështetjes nga Partia Konservatore, ndërsa 41.2% u shprehën kundër udhëheqjes aktuale. Në votim morën pjesë të gjithë deputët konservatorë.

BBC shkruan se ky rezultat është më i ulët se 63% e marrë nga Theresa May gjatë sfidës së saj për lidershipin në 2018./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts