Boris Johnson jep paralajmërimin e fortë për klimën vendeve të G-20

Boris Johnson

16:13 30/10/2021

Kryeministri italian Mario Draghi mirëpret liderët boterorë në Romë

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka dhënë një paralajmërim të ashpër për liderët botërorë ku deklaroi se  qytetërimi modern është afër kolapsit nëse liderët botërorë nuk veprojnë për të frenuar ndryshimet klimatike.

”Të gjithë liderët e planetit duhet të marrin parasysh mësimin që na vjen nga historia për rënien e Perandorisë Romake si një shembull i një kolapsi të shpejtë të  një qytetërimi”, deklaroi Johnson për gazetarët,.

Johnson u tha gazetarëve se rrënojat e qytetit të Romës janë një kujtesë se ashtu siç njerëzimi mund të përparojë, mund të bëjë edhe  regres.

Njerëzimi mund të përparojë, por edhe të bëjë regres. Thjesht shikoni rënien e Perandorisë Romake. Dhe kam frikë se kjo mund të ndodhë edhe sot, që bota jonë mund të kthehet pas nëse nuk veprojmë drejt për të kundërshtuar ndryshimet klimatike”, theksoi ai.

Kryeministri italian Mario Draghi ka mirëpritur  liderët e G20 përpara samitit 2-ditor në Romë ketë të premte .

20 vendet më të pasura të botës do të angazhohen këtë fundjavë për të trajtuar kërcënimin që vjen prej ndryshimeve klimatike, duke hapur rrugën për veprime më të detajuara në një samit të OKB-së për ndryshimet klimatike javën e ardhshme në Glasgow.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *